PD denoncon: Projekti fantazëm Milot-Fier, 5 ditë pas shfaqjes propagandistike tenderi nuk ekziston

PD denoncon: Projekti fantazëm Milot-Fier, 5 ditë pas shfaqjes

Pak ditë pasi u shpall gara për ndërtimin e  rrugës Milot-Fier, Partia Demokratike akuzon se për këtë projekt nuk ka dokumente dhe nuk dihet pse u zgjodh Partneriteti Publik Privat për ndërtim.

Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, tha se edhe në faqen e Prokurimeve Publike ky tender nuk ekziston ashtu si lajmëroi vetë ministrja Balluku.

Alibeaj: Për këtë projekt nuk ka dokumenta, nuk dihet si u përzgjodh, nuk dihet kush e mori vendimin që rruga të bëhet me koncesion, nuk duhet si u përzgjodh konsulenti që doli në konkluzionin se rruga kushton 1.2 miliardë euro dhe një udhëtim kushton 17.4 euro. Projekti Milot-Fier është akoma një projekt fantazëm, për të ekzistojnë vetëm fjalët e kryeministrit dhe Ministres së Infrastrukturës. Tenderi nuk ekziston i shpallur në faqen përkatëse të prokurimeve, megjithëse, gjatë shfaqjes propagandistike 5 ditë më parë, Ministrja e Infrastrukturës, premtoi ndryshe

Vlerën prej 1.2 miliardë euro PD e sheh si kosto të fryrë dhe premton se do ta rishikojë sapo të vijë në pushtet.

Alibeaj: Koncesioni i rrugës Milot-Fier është një nga vendimet më korruptive dhe që vjedh më shumë qytetarët shqiptarë. 1.2 miliardë euro është kosto e fryrë, deri në 6 fish më e lartë se bypass i Fierit, në mënyrë që tarifa e udhëtimit të jetë e lartë dhe ata që janë përfshirë në këtë aferë të pistë, të pasurohen akoma më shumë duke vjedhur qytetarët.Milot-Fier është një projekt që do të verifikohet me imtësi nga qeveria e ardhshme! Partia Demokratike është e vendosur të mos ngarkojë në kurrizin e shqiptarëve edhe një borxh tjetër, që sjell me vete një faturë të lartë dhe të pamerituar për çdo qytetar!

Rruga Milot-Fier është pjesë e korridorit blu dhe pritet të shkurtojë kohën e lëvizjes së automjeteve.

EMISIONET