Nuk do të ketë jetë normale nëse nuk dorëhiqet apo shkarkohet ministri aktual i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ashtu sic vendosi një ditë më parë PD ka shkuar në komisionet parlamentare me një qëllim, të bllokojë punën e tyre duke e cilësuar të pavend vijimin e seancave normale në një kohë që janë publikuar fakte serioze për vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm.

Në komisionin e Medias ku drejtimin e ka opozita ajo qe u detyrua te ikte ishte mazhoranca. 

Ndërkohë në Komisionin e Ekonomisë kreu i komisionit u mundua të ruajë qetësinë duke i dhënë fjalën disa deputetëve. Edmond Spaho  kërkoi largimin e ministrit të Brendshëm nga posti që mban në mënyrë që ti hapë rrugën prokurorisë të zbardhë të gjithë ngjarjen

Spaho: Po bëjmë thirrje që ministri i Brendshëm të japë dorëheqjen që ti hapë rrugë drejtësisë, nuk po kërkojmë që të dënohet ministri i Brendshëm, me atë le të merret prokuroria dhe gjykata. Ne kërkojmë që të ndërpresim mbrojtjen politike që i jepet vëllait të ministri të Brendshëm.

Ajo që u detyrua të lerë komisionin këtë her ëishte vetëm opozita, e cila u ngrit sapo kreu i komisionit vendosi të hedhë poshtë akuzat e opozitës.

Braçe: Që Fatmir Xhafa është një nga ministrat e Brendshëm që ka pasur Shqipëria, jo vetëm në aspektin e raportit të tij me ligjin personal por edhe në tagrin e ministrit, por edhe në aspektin tjetër të goditjes së krimit të organizuar dhe goditjes së trafikut të drogës.

Sipas një vendimi deputetët e PD do të jenë të pranishëm në të gjithë komisionet parlamentare dhe do të bëjnë të njëjtën gjë për të mos lejuar vijimin normal të punës.


/Ora News.tv/