PD: Betonizimi i Liqenit të Tiranës, afera e radhës kriminalo-korruptive e Rama-Veliajt

PD: Betonizimi i Liqenit të Tiranës, afera e radhës

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj se kanë përgatitur fillimin e një krimi mjedisor dhe grabitje të pronës publike tek Liqeni Artificial.

Sipas zëdhënëses së selisë blu Ina Zhupa, me vendim të Këshillit të Ministrave, Kryeministri oborrin e Gardës së Republikës ja ka kaluar në pronësi Bashkisë me qëllim dhënien për ndërtimin e kullave.

Zhupa: Për ta bërë planin efektiv Këshilli i Ministrave me vendimin  Nr. 406, datë 4.7.2018 ka miratuar kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë hapësirën prej 25 004  m2 që ishte pjesë e Gardës së Republikës. Tani Veliaj e ka rrugën e hapur që mbas fasadës së personit që do bëj Hyrje për Parkun siç e ka quajtur projektin e kullave, të ndërtojë për interesa të mafias së ndërtimit dhe të drogës kulla në tokën publike, në një nga zonat që duhet të ishin të mbrojtura me ligj.

PD i bën thirrje qytetarëve të reagojnë sa nuk është vonë duke theksuar se Tirana po shkatërrohet çdo ditë dhe po bëhet e pa jetueshme nga masakra urbane.


EMISIONET