Gara për një vend në kompeticionet europiane duket se është "e egër" ku të paktën 4 skuadra janë vetëm 5 pikë larg njëra - tjetrës.

I ftuar në Ora Sport, ish lojtari i Tiranës Saimir Patushi shprehet se në këtë garë, do të fitojë ai që do gabojë më pak. Ai thotë se të luajnë në një stadium bosh është çmenduri pasi dhe lojtarët kanë më pak motivim.

Patushi: Po të shohësh kalendarin, këto skuadra e kanë të vështirë deri në fund të kampionatit, skuadra si Partizani, Laçi apo Teuta. Ajo që gabojë më pak do të dali. Në letër kalendari i tyre, Laçi ka ndeshje më të lehta në letër. Të tre skuadrat që pretendojnë Uefan, të luajnë në stadiume bosh është një çmenduri. Është çmenduri t'i kërkosh më shumë këtyre lojtarëve.

/Ora News.tv/