Kryetari i Gjykatës së Apelit në Shkodër, Fuat Vjerdha ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku i është nënshtruar procesit të vetingut.

Vjerdha rezulton se është një nga 2 gjyqtarët që votuan kundër heqjes së dënimit me burg përjetë ndaj Dritan Dajtit në apelin e krimeve.

Referuar raportit të ILDKPKI është konstatuar se gjyqtari Fuat Vjerdha ka bërë deklarim të saktë dhe nuk ka fshehje të pasurisë

Nga hetimi i KPK gjyqtari Fuat Vjerdha ka burime të ligjshme dhe nuk ka konflikt interesi.

Gjyqtari Fuat Vjerdha ka 2 apartamente 175 m2 me vlerë 87 mijë euro në Shkodër, një garazh me vlerë 10 mijë euro, njësi tregtare 61 mijë euro dhe një makinë 219 mijë lekë.

KPK thotë se nuk është konstatuar paligjshmëri në pasuritë e gjyqtarit Vjerdha pasi rezultojnë të trashëguara.

Problemi që KPK ka konstatuar është pasi ka mospërputhje mes pasurive të deklaruara dhe atyre të kompanisë ndërtuese të pallatit.

/Ora News.tv/