Largimi i Zlatan Ibrahimovicit një muaj më parë la një boshllëk në repartin e sulmit tek skuadra e Los Angeles Galaxy. 

Për të garantuar gola për sezonin e ri që starton në mars, drejtuesit e klubit amerikan po mendojnë për një tjetër lojtar me peshë si Chicharito Hernandez. Sulmuesi meksikan nuk ka gjetur veten te Sevilla ku u transferua në shtator  me vetëm 1 gol të shënuar në 9 ndeshje dhe ka dhënë “ok” për të kaluar në "Major League Soccer" me ofertën e duhur. 

Sevilla pagoi 12 mln euro për 31-vjeçarin dhe synon të rikuperojë po të njëjtën shumë për ta lënë të lirë, teksa bisedimet me Galaxy ende vijojnë. Hernadez ka një cv të pasur në të shkuarën pasi ka luajtur me ekipe si Bayern Leverkusen, Ëest Ham dhe Manchester United. Me të tre këto skuadra ka rezultuar protagonist me golat e shënuar.

/Ora News.tv/