Pasi kreu 11 vjet burg për rrëmbim personi, 45-vjeçari riatdhesohet në Shqipëri

Pasi kreu 11 vjet burg për rrëmbim personi, 45-vjeçari

Autoritetet italiane kanë riatdhesur sot drejt Shqipërisë, shqiptarin Sokol Copa 45 vjeç.

Policia Italiane e zyrës së  emigracionit së Foxhias ka dorëzuar sot në mëngjes pranë autoriteteve shqiptare 45 vjeçarin Sokol Copa i arrestuar më 4 janar të 2002 në Milano me akuzën e rrëmbim personi, zhvatje, grabitje e dhunë ndaj disa shtetasve shqiptare.

Gjykata e Milanos e dënoi me 14 vite e 8 muaj burg dhe pasi kreu 11 vite në pranga ai fitoi lirinë.

Por në tetor të 2018, Sokol Copa u arrestua përsëri nga policia kufitare e Barit me urdhrin e burgimit lëshuar nga Prokuroria e Pavias.

"Aktiviteti i monitorimit të të burgosurve të huaj në fazën e lirimit, informon zyra e emigracionit pranë policisë së burgjeve, lejon marrjen e masave administrative për riatdhesimin e tyre, në mënyrë që të mos i shpëtojnë masës së dënimit".

EMISIONET