Pasagjeri hedh monedha në motorin e avionit për 'fat të mirë'

Një kompani ajrore kineze ka paditur një pasagjeri, i cili shkaktoi më shumë se 21 mijë dollarë dëme, pasi hodhi monedha në motorin e një avioni për 'fat të mirë'.

Stafi i linjës ajrore, i quajtur ironikisht "Lucky Air", mori në pyetje pasagjerët pasi gjetën dy monedha 1-juanë në asfalt pranë motorit të majtë të avionit para se të niseshin në fluturim më 17 shkurt.

Një pasagjer 28 vjeçar, i identifikuar vetëm si 'Lu', pranoi hedhjen e monedhave në motor për "fat të mirë" dhe është paditur për anulimin e fluturimit. Të paktën 162 pasagjerë në bord do udhëtonin nga Anqing, në provincën Anhui të Kinës Lindore, në Kunming në provincën e Yunnanit.

Linja ajrore tha se kontrolli i plotë i motorit dhe kalimi i pasagjerëve në një aeroplan tjetër një ditë më pasi kushtoi kompanisë 21 mijë dollarë.

Lu u arrestua nga policia e aeroportit dhe u ndalua për shtatë ditë.

Lucky Air pësoi një incident të ngjashëm në 2017, kur një pasagjer i moshuar hodhi dy monedha drejt një avioni.

EMISIONET