Pas tërmetit, Presidenti i PE: Të gatshëm të ndihmojmë në rindërtimin e Shqipërisë

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka reaguar pas tërmetit në Shqipëri.

Në një postim në Twitter shprehet se në këto orë të vështira për popullin shqiptar, janë me të prekurit nga tërmeti.

Gjithashtu shton se Evropa është e gatshme të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe rindërtimin e vendit.

"Në këto orë të vështira, ne jemi me popullin shqiptar. Mendimet tona janë me të lënduarit ose ata që kanë humbur shtëpitë e tyre. Evropa është e gatshme të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe rindërtimin,"-shkroi Sassoli.


EMISIONET