Dhjetë ditë pas tërmetit që shkatërroi qytetin e Durresit, afrimi i festave po sjell një tjetër atmosferë.

Qendra e qytetit bregdetar, por edhe rrugët janë ndriçuar dhe zbukuruar.

Ky ishte edhe urdhri i kryeministrit Rama i cili kërkoi që Durrësi dhe Tiranë dhe zonat e tjera të prekura të zbukuroheshin.

Në qytetin e Durrësit shumë banesa u shkatërruan, shumë të tjera u dëmtuan dhe u shpallën të pabanuara si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

/Ora News.tv/