Pas Serbisë, Shqipëria e dyta për barrierat e vendosura ndaj Kosovës

Pas Serbisë, Shqipëria e dyta për barrierat e vendosura ndaj

Pas Serbisë, Shqipëria e dyta për barrierat e vendosura ndaj Kosovës. Deklarata u bë nga klubi i prodhuesve dhe Oda Ekonomike e Kosovës.

“E dimë që me Serbinë i kemi problemet, por të jetë Shqipëria e dyta kjo është një fatkeqësi për marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve tona, ne kemi pritur dhe kemi shpresuar që Qeveria e Shqipërisë do të reflekton dhe do të marr mesa, duke u bazuar në marrëveshjet që i kemi nënshkruar”, deklaroi Kryetari i Klubit të prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha

Kryetari i OEK, Berat Rukiqi, tha se janë evidentuar nga bizneset shumë barriera të mbledhura qe një dekadë e më shumë, për të cilat nuk po duket se ka një vullnet politik ose një plan të qëndrueshëm sesi të trajtohen.

“Çfarëdo lloj partneriteti që është tentuar të ndërtohet në tregun e Shqipërisë nga kompanitë e Kosovës vazhdimisht ka pasur barriera të ndryshme. Barriera tarifore, jo tarifore e deri te cenimi I investimeve siç ka ndodhur në rastin e kompanisë ‘Elkos”, që po thuajse e ka përjetuar një kontestim politik të pronës së vet tash e sa muaj. Fatkeqësisht nuk ka pasur mbrojtje të mjaftueshëm qoftë nga institucionet tona ose institucionet e rendit, ligjit dhe ato ekzekutive në Shqipëri. Ky është vetëm një rast që e dëshmon që asnjë formë kompanitë tona nuk kanë arrit që deri tash të kenë një pozicion të duhur në tregun e Shqipërisë”, tha Rukiqi.

Vetëm në pesë mujorin e parë të këtij viti, Shqipëria rriti eksportet drejt Kosovës për 25 milionë euro, ndërsa Kosova vetëm me një milion euro rritje.

"Tregtia me Shqipërinë po vazhdon të jetë tregti e një anshme. Nëse i shohim statistikat për pesë muajt e parë të vitit 2019, eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës janë rritur për 25 milionë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa, eksportet e Kosovës për në Shqipëri janë rritur vetëm për një milion. Pa marrë parasysh gjuhën e ëmbël që e përdorin politikanët e Shqipërisë, atë procedurat po i kanë shumë të hidhëta në krah asim me prodhuesit e Kosovës”, tha Panxha.

EMISIONET