Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e drejtuar nga Belinda Balluku është detyruar të tërhiqet nga procesi i ristrukturimit të Albpetrol, kompanisë publike të naftës.

Denoncimet e vazhdueshme dhe kundërtshtimi i skemës nga punonësit e kompanisë kanë detyruar Ballukun të heqë dorë nga ky projekt që sipas specialistëve shkatërronte kompaninë e naftës.

"Do të rishikohet nga e para dhe do të rrinë në punë njerëzit e aftë,  kanë lidhje me naftën, njerëzit porfesionistë, jo ata që nuk e kanë haberin e naftës" tha nje punonjëse e Albpetrol

Por fitorja e punëtorëve të Albpetrol këtë të enjte ishin të shumëfishta.

Veçse asnjë nuk do të shkarkohet nga puna, të gjithë punëtorët e naftës do të marrin pagën e lartë.

Reduktimi i pagës deri në 60% është bërë vetëm për administratën e shoqërisë shtetërore.

"Ka dalë vendimi i Ministrisë për pagën. Si punëtorë të marrin pagë lufte 260 mijë lekë, dhe jo të detyruar. Kush ka mundësi vjen në punë. Ata që janë në prodhim do ta marrin pagën e plotë" u shpreh një tjetër punëtor.  

Punonjësit e Albpetrol në vazhdimësi kanë denoncuar skandale punësimi dhe shkeljesh në kompani gjatë kohës kur do të zbatohej reforma.

Sipas tyre aty janë hequr ekspertë sdhe janë punësuar njerëz pa asnjë lidhje me naftën.

"Drejtoresha e Burimeve Njerëzoire është drejtoreshë e Gërdecit. Ka shumë anomali këtu në Albetrol."

Ministrja Balluku disa ditë më parë tha se Albpetrol ka ndërprerë nxjerrjen e naftës pasi më herët Ministria dështoi të shesë 118 mijë tonë karburant.

Por nuk ka asnjë shpjegim përse depozitat u lanë në situatën kur të mos kishte më kapacitet mbajtës.

/Ora News.tv/