Pas Merkelit, Rama takim edhe me Presidenten e Komisionit Evropian

Pas Merkelit, Rama takim edhe me Presidenten e Komisionit Evropian

Kryeministri Edi Rama në datën 28 janar do të takohet me Presidenten e Komisionit Evropian  Ursula von der Leyen.

Takimi me presidenten e KE do të zhvillohet pas atij me kancelaren Angela Merkel të parashikuar në fillim të kësaj jave.

Tre ditë më parë nga Italia, Kryeministri Rama bëri të ditur se po bëhen përgatitjet e duhura për mbajtjen e Konferencës së Donatorëve në Bruksel muajin tjetër, ndërsa theksoi se pas Romës do të vizitojë edhe Berlinin, ku do të takohet me kancelaren Merkel.

EMISIONET