Pas mbledhjes reagon Yuri Kim: Është mirë të dëgjosh se Këshilli Politik po arrin më shumë progres

Pas mbledhjes reagon Yuri Kim: Është mirë të dëgjosh se

Menjëherë pas mbarimit të mbledhjes Këshillit Politik ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim në Twitter.

Ajo shkruan se është mirë të dëgjosh se Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore po arrin më shumë progres.

“Është mirë të dëgjosh se Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore po arrin më shumë progres. Jam takuar me të gjithë anëtarët e tij, Rudina Hajdarin, Damian Gjiknurin, Oerd Bylykbashin, Petrit Vasilin dhe besoj se do të bëjnë zgjidhje të mençura. Faleminderit që po vini në plan të parë të ardhmen e Shqipërisë.”


EMISIONET