Pas martesës në Miami, kjo këngëtare shqiptare vendos të rikthehet në muzikë

Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Afërdita Dreshaj duket se ka ndërmend të rikthehet në tregun muzikor.

Ajo ka zbuluar një surprizë për fansat e saj. Nëpërmjet opsionit pyetje/përgjigje, Afërdita rrëfeu se do dëgjojmë së shpejti këngën e saj, për të cilën po kujdeset producenti Elgit Doda.

“Shpejt, shumë shpejt. Elgit Doda është duke e bërë një hit”, shkruajti ajo.

Kanë kaluar dy vite nga projekti i saj i fundit “Another1”. Ndërkohë, Afërdita vijon të shijojë martesën dhe jetën në Miami, Florida me Jakub Kindl.


EMISIONET