Pas Kukësit, edhe Dardha mbulohet me borë

Pas Kukësit, edhe Dardha mbulohet me borë

Dimri nisi zyrtarisht edhe në Korçë. Në Dardhë u regjistruan reshjet e para për këtë vit që veç rënies së temperaturave nuk kanë sjellë probleme. Në Kukës, dimri ka nisur prej javës dhe shqetësimi i banorëve është sigurimi i druve për shkak të çmimit që arrin deri në 4500 lekë për metër kub.

Në Dardhë të Korçës u regjistruan reshjet e para të dëborës për këtë vit.

Në majën e Bigllës, trashësia arriti mbi 5 cm.

Firmat mirëmbajtjëse kriposën rrugët dhe për pasojë nuk pati problematika në qarkullim.

Por automjetet këshillohen që të jene të pajisur me zinxhirë.

Në Kukës dimri ka nisur prej ditësh.

Por oxhaqet që nuk nxjerrin tym tregojnë se banorët e po kursejnë për ngrohje.

Drutë e zjarrit i kanë siguruar me veshtirësi për shkak edhe çmimit të lartë nga 3500 deri ne 4500 lekë për metër kub.

Madje sasisa nuk është se përkon me atë çfarë paguan.

Alternativat e tjera të  ngrohjes përdoren me pak nga kuksianët.

Energjia elektrike apo gazi janë me kosto më të lartë.

EMISIONET