Tubimi i 2 marsit, Basha mobilizon degët e PD-së

Tubimi i 2 marsit, Basha mobilizon degët e PD-së

Vetëm pak ditë pasi mbështeti  publikisht manifestimin e Presidentit për mbrojtjen e Kushtetutës, Lulzim Basha, ka vënë në lëvizje strukturat e Partisë Demokratike. Nëpërmjet një mesazhi që i dërgohet kryetarëve të degëve, Basha shkruan  se si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës.

Partia Demokratike, ka vënë në lëvizje strukturat për të ndërgjegjësuar dhe bindur sa më shumë qytetarë që ti bashkohen manifestimit të presidentit Ilir Meta në 2 mars në bulevard. 

Rtv Ora, ka sigurur këtë mesazh, që kryetari Basha ua ka dërguar kryetarëve të degëve, ndërsa i porosit  që të angazhohen  duke ju lënë dy porosi bazë, që mesazhi i  tij të shpërndahet në gjithë bazën e për çdo detaj do të koordinohen me Sekretarin e Përgjithshëm.

 “Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!”

Pak ditë më parë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Presidentit për manifestin e  2 marsit,  për mbrojtjen e Kushtetutës. 

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale ,Basha shprehej se duhet t'i përgjigjemi çdo thirrje për mbrojtjen e Kushtetutës në mënyrë që vendi të bëjë hapa para. 

EMISIONET