I dërguari i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka përkrahur qëndrimin e ambasadorit amerikan në Kosovë lidhur me seancën e nesërme të Kuvendit për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Reagimi i të dërguarit të presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, vjen pasi ambasadori amerikan Philip Kosnett, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se është i kënaqur  se Kuvendi nesër do të mbajë një seancë për votë mosbesimi.

Përkrahjen e tij Grenell e ka bërë duke ripostuar në Twitter deklaratën e ambasadorit Kosnett.

“Jemi të kënaqur të shohim se Kuvendi nesër do të mbajë një seancë për votë mosbesimi. Ashtu siç edhe i thashë sot Kryeministrit, është e rëndësishme që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën”, ka thënë Kosnett.


/Ora News.tv/