Pas betejës me depresionin, rikthehet Selena Gomez: Jam krenare për atë që u bëra

Pas betejës me depresionin, rikthehet Selena Gomez: Jam krenare për

Selena Gomez është rikthyer në mediat sociale pas betejës me depresionin.

Këngëtarja dhe aktorja e famshme foli për herë të parë në lidhje problemet që e shoqëruan përgjatë vitit 2018.

25-vjeçarja u shpreh se ishte një vit reflektimi dhe i mbushur me sfida.

"Ka kaluar disa kohë që kur ju keni dëgjaur për mua. Por doja t'ju uroja të gjithëve një vit të lumtur dhe faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen tuaj.

Viti kaluar ishte një vit vetë-reflektimi, i sfidave dhe i rritjes. Janë gjithmonë këto sfida që ju tregojnë se kush jeni dhe çfarë jeni në gjendje të përballoni. Më besoni, nuk është e lehtë, por unë jam krenare për personin që po bëhem dhe do eci përpara këtë vit. Ju dua të gjithëve,"-shkruajti Selena.

Në shtator, ajo lajmëroi se do merrte pushim nga mediat sociale.

Por pas kësaj u raportua se këngëtarja u shtrua në spital psikiatrik. Pas trajtimit Selena iu rikthye jetës së saj normale.





EMISIONET