Ndonëse janë raste të rralla, ndodh që pas shumë vitesh martesë, çiftet të ndahen. Një burrë është shumë i trishtuar që gruaja i ka thënë se nuk është e dashuruar me të dhe nuk di si të ndezë pasionin mes tyre. Për këtë arsye, i ka dërguar një letër psikologes Deidre ku dëshiron të dijë si të veprojë ndaj kësaj situate.

Letra: Gruaja ime thotë se më do, por nuk është e dashuruar me mua. Kjo më lëndon shumë. Ajo ka kaluar shumë gjëra pasi u diagnostikua me kancerin e lëkurës dhe humbi të dy prindërit brenda një viti.

Është në periudhën e menopauzës dhe e ka të vështirë, por nuk ka qenë në marrëdhënie intime për një kohë të gjatë. Nuk shkëmbejmë më puthje e as nuk pëqafohemi, dhe ajo më tha që të mësohem me këtë. Në të kaluarën bënim seks, por rrallë.

Unë jam 53 vjeç, ajo është 52. Ne jemi të martuar prej 20 vitesh. Unë e vlerësoj çdo gjë që ajo po përjeton, por dua një lidhje normale dhe të dashur. Kam patur mendime që të ndahem prej saj, por ndihem i depresionuar që kur ajo më tha se nuk është e dashuruar me mua.

Deidre: Shumë cifte thonë se stresi serioz mund t'ia shkatërrojë lidhjen. Ju mund të rindizni jetën seksuale, por pyesni gruan si ndihet dhe cfarë dëshiron.

/Ora News.tv/