Parukieri që infektoi 10 meshkuj me HIV dënohet me burg

Parukieri që infektoi 10 meshkuj me HIV dënohet me burg

Një parukier që ka infektuar 10 meshkuj me HIV është dënuar me 12 vite burg. Daryll Rowe është mashkulli i parë në Britani që u fajësua për përhapjen e qëllimshme të virusit.

Viktimat e tij e kanë akuzuar 27-vjecarin, të cilët e kanë quajtur ‘sociopat’. Ai u diagnostikua me HIV në prill të 2015 dhe vijoi të njihej me meshkuj nëpërmjet aplikacionit të homoseksualëve Grindr.

Që nga tetori i atij viti deri në shkurt të 2016, ai kreu marrëdhënie seksuale me tetër prej tyre, ndërsa synonte dhe dy të tjerë.

Gjyqi i tij gjashtë javësh tregoi se ai kishte qëllim të infektonte njerëzit me HIV, duke refuzuar trajtimin dhe duke injoruar këshilla nga mjekëst. Parukieri këmëngulte për marrëdhënie seksuale pa mbrojtje duke e justifikuar veten se ishte i pastër.

Kur merrte refuzime, i mashtronte sikur përdorte prezervativë duke i bërë të mendojnë se po bënin seks të sigurtë. Menjëherë pas kësaj, i tregonte me mesazhe të vërtetën duke u tallur.

EMISIONET