Olga Kurylenko, e cila ka luajtur rolin e Camille Montes përballë Daniel Craig në filmin e James Bond të vitit 2008 "Quantum of Solace", e ndau lajmin se është e prekur nga koronavirusi të Dielën përmes Instagramit.

"Jam e mbyllur në shtëpi pasi dola pozitive me koronavirus”, ka shkruar ajo në foton e postuar,  një pamje nga dritarja.

Ish-modelja e lindur nga ukrainas tha që ajo kishte qenë e sëmurë për gati një javë dhe se ethet dhe lodhja ishin simptomat e saj kryesore.

Aktori fitues i çmimit Oscar Tom Hanks njoftoi javën e kaluar se ai dhe gruaja e tij, aktorja dhe këngëtarja Rita Ëilson, ishin diagnostikuar me virusin.




/Ora News.tv/