Partizani-Laçi, kurbinasit duan kreun, të kuqtë arratinë

Partizani-Laçi, kurbinasit duan kreun, të kuqtë arratinë

Partizani-Laçi, që do të luhet në “Elbasan Arena”, në orën 18:00 do të jetë sfida e fundit që mbyll javën e 13-të të Kategorisë Superiore. 

Një përballje mes dy skuadrave ne ecurinë më të mirë në javët e fundit, rezultati i së cilës mund të ndryshojë renditjen, duke katapultuar kurbinasit në vendin e parë, apo të rivendosë diferencën prej 4 pikësh mes Partizanit dhe Kukësit.

Armando Cungu nuk do të ketë në dispozicion lojtarë të tillë si Fangaj, Gjoni e së fundmi edhe Spahiun, mungesa e kushtëzojnë jo pak në zgjedhje. Gjithsesi, kurbinasit udhëtojnë drejt Elbasanit për rezultat pozitiv, për të vijuar ecurinë mbresëlënëse të javëve të fundit. Në spondën tjetër Partizani i Franco Lerdës është i plotë  dhe do të mundohet të marri maksimumin në këtë duel.

EMISIONET