Partizani nuk ka mundur të përfitojë nga hapi fals i ndjekësve.

Kampionët në fuqi të Kategorisë Superiore kanë barazuar 1-1 në transfertën e Flamurtarit. Një 90 minutësh i shpërdoruar nga ana e të kuqve, që synonin "arratinë" në tabelën e klasifikimit.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin "Flamurtari" u luajt një takim mjaft i ekuilibruar. Egzon Belica zhbllokoi shifrat në minutën e 54, teksa Nebihi në minutën e 58 vendosi ekuilibrat dhe rezultatin përfundimtar në 1-1.

Pas 12 javëve të para, Partizani numëron 22 pikë në krye të Superligës, ndjekur nga Bylis me dy pikë më pak. Ndërkohë, Flamurtari merr barazimin e katërt në këtë kampionat, me vlonjatët që nuk e kanë shijuar ende fitoren në këtë sezon.

Kjo situatë e bën akoma dhe më të ndërlikuar pozitat e saj në Superligë, pasi numëron vetëm 4 pikë, 12 më pak se Vllaznia e zonës play-out.

/Ora News.tv/