Dy variantet e PS: Ministrinë e Jashtme ta marrë Rama, ose Gent Cakaj për herë të dytë tek Meta

Dy variantet e PS: Ministrinë e Jashtme ta marrë Rama, ose Gent Cakaj

Partia Socialiste mbledh kryesinë për të diskutuar lidhur dhe kandidaturën e ministrit të Jashtëm,  Gent Cakaj të cilën presidenti Ilir Meta refuzoi dekretimin

Burime brenda kësaj partie siç raporton gazetari Sonil Frashëri, bëjnë me dije se PS ka përjashtuar votimin e Cakaj direkt në parlament pasi nuk duan ti përgjigjen shkeljes me shkelje. Gjithashtu mësohet se ekzistojnë dy mundësi ose presidentit ti dërgohet për herë të dytë emri i Gent Cakajt ose vetë kryeministri të marrë postin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme

Për ta zgjidhur këtë ngërc, socialistët do e dërgojnë çështjen në Gjykaten Kushtetuese

Ndërkohë ndryshimet e tjera në qeveri do të votohen në bllok.


EMISIONET