Partia opozitare e zakonshme e popullit (OLaNO) ka arritur një fitore të jashtëzakonshme në zgjedhjet parlamentare të Sllovakisë.

Kjo parti arriti të sigurojë 25% të votave, shkruan BBC.

Kreu i OLaNo Igor Matoviç pritet të bëhet kryeministër i vendit.

Popullariteti i partisë opozitare u rrit në javët e fundit, pasi prioriteti kryesor në programin e tyre ishte lufta kundër korrupsionit.

Fushata zgjedhore u mbizotërua nga zemërimi i publikut për vrasjen e vitit 2018 të një gazetari hetues, Jan Kuciak, dhe të fejuarën e tij, Martina Kusnirova.

Zgjedhjet rrëzuan partinë e qendrës së majtë Smer-SD, e cila mbizotëroi në politikën Sllovake për një dekadë dhe fitoi 18 të votave.

Kryeministri Peter Pellegrini ka pranuar humbjen.

/Ora News.tv/