Parlamenti i Kosovës miraton platformën për bisedime me Serbinë

Parlamenti i Kosovës miraton platformën për bisedime me

Në Kosovë, parlamenti miratoi platformën për bisedime me Serbinë me anë të së cilës synohet siç thuhet të caktohen vijat e kuqe të Kosovës dhe të sigurohet zgjidhja e të gjitha çështjeve të hapura me Serbinë për të siguruar njohjen e pavarësisë së Kosovës. 

Por, procesi i bisedimeve mbetet i pezulluar për shkak të tarifave të vendosura nga qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe.

Për këtë çështje në fundjavë pritet të vijë në Prishtinë, zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, David Hale, i cili ka paralajmëruar “mundësinë që gjatë këtij viti të arrihet një marrëveshje, nëse fillojnë bisedimet. /VOA/


EMISIONET