Paraqitjet fantastike, Federik Veseli pranë firmës me skuadrën e Seria A

Paraqitjet fantastike, Federik Veseli pranë firmës me skuadrën e

Federik Veseli është pranë rinovimit të kontratës me Empolin. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare shikohet si një element i rëndësishëm nga drejtuesit e skuadrës dhe pritet që shumë shpejt t'i ofrojnë një kontratë të re, ku natyrisht do të ketë dhe rishikim të kushteve.

25 vjeçari është kthyer në një njeri kyç te skuadra e cila u ngjit këtë vit në elitën e futbollit italian, Seria A. Sezonin e shkuar Veseli u aktivizuan në 30 takime në Seria B, ku 29 prej tyre i nisi si titullarë.

Aktualisht kontrata e Veselit përfundon në qershor të vitit 2021, ndërsa me kontratën e re, Veseli pritet të jetë pjesë e Empolit edhe për sezonin 2021-2022.

Një dhuratë kjo nga ana e Empolit, që beson verbërisht te cilësitë e mbrojtësit të kombëtares kuqezi.

EMISIONET