Paralajmërimi për kallzim penal, fluks vetëkorrigjimesh tek Ujësjellësi i Beratit

Paralajmërimi për kallzim penal, fluks vetëkorrigjimesh tek

Paralajmërimi se pas 1 shkurtit kush kapet me lidhje të paligjshme uji do të përballet me kallzim penal, po bën që abonentët të shfrytëzojnë mundësinë e vetëkorrigjimit. Vetëm muajin e fundit, Ujësjellësi i Beratit ka mbledhur 14 milion lek detyrime të prapambetura dhe lidhur 55 kontrata të reja.

1 shkurti është përcaktuar si dita kur do të nisë aksioni kombëtar për ujin e pijshëm që parashikon ndëshkim me ndjekje penale për këdo që kapet me lidhje të paligjshme.

Ndaj ditët e fundit të vetëkorrigjimit po shfrytëzohen nga shumë abonentë të formalizojnë marrëdhënien me Ujësjellësin e Beratit e Kuçovës.

Refat Harizi: Ka pasur një fluks të gjithë atyre që kanë detyrime të prapambetura.

Paralajmërimi duket se ka dhënë efekt edhe pagimin e detyrimeve të prapambetura, pasi vetëm në muajin e fundit Ujësjellësi i Beratit e Kuçovës ka mbledhur 14 milion lekë të reja.

Refat Harizi: Rezuktati i kësaj pune ka qenë pozitiv, për muajin dhjetor arkëtuam rreth 14 milion lekë të reja më shumë se në muajin nëntor.

Por problem mbetet mungesa e matësave për rreth 9 mijë abonentë familjarëve, nga 28 mijë e 300 që numërohen në të dy bashkitë.

Refat Harizi: Ne si shoqëri kemi planikuar që në gjashtë mujorin e parë të vitit 2018 do të blejmë rreth 1500 matësa dhe do t'ua vendosim abonentëve, duke ua kaluar vlerën e kësaj fature abonentëve por pjesë-pjesë brenda 12 muajve të vitit pasardhës.

Institucionet zyrtare nuk janë mes abonentëve problematikë të Ujësjellësit, por në listën e zezë mbeten ish-shtëpitë e Ushtarakëve në Berat dhe Kuçovë të cilat prej vitesh nuk e kryejnë me funksionin.

EMISIONET