Paralajmërimi i Metës për dorëheqje, Spiropali: Askush nuk është i pazëvendësueshëm

Paralajmërimi i Metës për dorëheqje, Spiropali: Askush nuk

Ministrja për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, rezorvohet kur është fjala për të komentuar deklaratën e Presidentit Ilir Meta për dorëheqje.

Spiropali: Nuk e komentoj Presidentin e Republikës time.

Por e ftuar në RTV Ora, kur u pyet nëse PS është e gatshme ta zëvendësojë Metën, ajo tha se askush nuk është i pazëvendësueshëm.

Spiropali: Askush nuk është i pazëvendësueshëm, të gjithë janë të nevojshëm por nuk janë të pazëvendësueshëm. Meta është President i Republikës dhe për ne do të vazhdojë të jetë President i Republikës. Pastaj të tjerat janë zgjedhje të tij, nuk komentojmë mbi zgjedhjet e Presidentit.

Dy ditë më parë, kreu i shtetit, Ilir Meta deklaroi se ishte gati të sakrifikonte, nga dorëzimi i mandatit si President deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.

Një mesazh Spiropali pati dhe për opozitën.

Spiropali: Ajo që ne dimë dhe nuk jemi gati të bëjmë është të shantazhohemi nga opozita, të heqim dorë nga parimet kushtetuese, të bëjmë pazare në tryeza për pushtet. Për ne është e qartë, pushteti merret me votë dhe dorëzohet me votë.

Për ne patjetër që shtrirja e dorës është e natyrshme brenda kornizës kushtetuese. Ne nuk jemi të gatshëm të ulemi dhe bëjmë pazare apo të lëshojmë pushtet nga dhuna apo pazari. Ka ardhur koha që opozita të heqë dorë nga sjellja jo demokratike.



EMISIONET