Papunësia dhe mungesa e infrastrukturës, braktiset fshati në Delvinë

Papunësia dhe mungesa e infrastrukturës, braktiset fshati në

Fshati Qafë Dardhë në Delvinë po përballet me braktisjen masive. Mungesa e infrastrukturës në këtë fshat ka bërë që të mbeten vetëm 20 familje, kryesisht të moshuar.

"Kanë qenë 140 familje dhe ikën njerëzit emigruan, blenë shtëpi në qytet."

Fshati që dikur mbahej me blegtori sot nuk ka më forcë punëtore. Mungesa e infrastrukturës rrugore dhe pamundësia e punësimit në rrethinat e Delvinës ka bërë që banorët e fshatit të largohen drejt Sarandës ose Greqisë.

Në fshat ka vetëm një ambulancë dhe siç thonë banorët mjeku vjen vetëm njëherë në javë, ndaj u duhet të shkojnë në Sarandë për çdo problem shëndetësor që kanë.

Qafë Dardha është braktisur në mënyrë masive dhe të shpejtë. 10 vite më parë në të numëroheshin rreth 300 familje.


EMISIONET