Papa i thotë jo Lamborghinit, dhuratën 200 mijë dollarë e nxjerr në ankand

Papa Françesku ka dëshmuar edhe njëherë që nuk është i prirur drejt jetës së luksit. Prodhuesi italian i veturave luksoze sportive Lamborghini, i ka dhuruar Papa Françeskut modelin e ri Huracane me shirit të artë. 

Por Ati i Shenjtë nuk ka ndërmend të përdorë mjetin që vlerësohet se kap vlerën  200 000 dollarë. Makina sportive do të dalë në ankand, kurse shuma e mbledhur nga shitja e veturës do të dedikohet për qëllime bamirëse.

Konkretisht për projektet e ndërtimit të shtëpive për të krishterët që u larguan nga zona e Ninive të Irakut, të dëbuar nga ofensiva xhihadiste e ISIS.

Papa Françesku ka hequr dorë nga shumë përfitime të kësaj natyre që lidhen me punën e tij, duke përfshirë limuzinat e përdorura nga paraardhësit e tij.

Për të lëvizur, ai përdor një Ford Focus të thjeshtë blu. Kurse në udhëtime jashtë vendit vazhdimisht refuzon veturat luksoze dhe të blinduara, dhe udhëton me Fiat apo Kia.


EMISIONET