Papa Françesku mbërrin në Tajlandë

Papa Françesku mbërrin në Tajlandë

Këtë të mërkurë Papa Françesku ka mbërritur në Tajlandë për tu takuar me komunitetin e fesë së krishterë. Kjo vizitë është pjesë e udhëtimit shtatë ditor që Papa do të zhvillojë ne Azi.

Besimtarët katolikë të mbledhur para ambasadës së Vatikanit në Bangkok dhe para spitalit të Shën Luisit kanë pritur papën nga ku edhe kanë bërë fotografi.

Katolikët janë pakicë në Tajlandë dhe e përbëjnë vetëm 2% të popullsisë, ndërsa rreth 95 % e popullit të këtij shteti i takon besimit budist.

Katolicizmi për herë të parë në Tajlandë kishte filluar të përhapej në mesin e shekullit të gjashtëmbëdhjetë nga misionarët dhe tregtarët portugezë.

Me kalimin e kohës, katolikët kanë ndërtuar shkolla dhe spitale të respektuara në këtë vend aziatik.

EMISIONET