Dorëheqja e papritur e Papa Benediktit të 16-të ka ngritur shumë dyshime dhe pikëpyetje, e ndërsa mediat po hedhin hipoteza të ndryshme. Një vit më parë, më 10 shkurt 2012 gazeta italiane e përditshmja "Il Fatto Quotidiano" publikoi një dokument, sipas të cilit Papa Benedikti XVI ishte në rrezik për t'u vrarë. Artikulli provokoi zemërim. Në atë kohë, Vatikani ishte plot me thashethemet e skandaleve dhe komplote, e ndërsa shkrimet e mediave u cilësuan si keqbërëse. Raporti pretendonte një dokument konfidencial që është dorëzuar në Vatikan, ndërsa Kryepeshkopit  të  Palermos i ishte thënë nga një burim të besueshëm për një komplot të rëndë për të vrarë Papën brenda 12 muajsh. Antonio Padellaro, Drejtor i gazetës “Il fatto Quotidiano” thotë se zëdhënësi i Vatikanit ka reaguar me zemërim dhe kërcënoi se do ta akuzonte për shpifje. "Atë Lombardi u detyrua të pranojë se dokumenti nuk ekziston. Ai tha se kjo nuk do të merrej  seriozisht dhe se ishte një fantazi. Tani ne kemi parë se e kundërta ishte e vërtetë, "thotë  Antonio Padellaro . E ndërsa komploti  mbetet ende i paprovuar, një tjetër gazetë italiane, “Corriere della Sera”, shkruan se  largimi Benedict-it është një tregues i krizës në Vatikan, dhe të rebelimit të Papës kundër një institucioni që ai dështoi për ta modernizuar.

/Ora News.tv/