Panuccin e ndjek tersi, "bum" largimesh nga kombëtarja

Panuccin e ndjek tersi, "bum" largimesh nga kombëtarja

Telashet nuk kanë të sosur për trajnerin e kombëtares shqiptare, Christian Panucci.

Largimi i tre lojtarëve Emanuele Ndoj, Egzon Binaku dhe Berat Djimsiti i është bashkuar edhe sulmuesi Rey Manaj. Goleadori i Albacete në Spanjë e kishte të pamundër për të qënë i gatshëm për përballjen e ditës së sotme ndaj Uellsit, pasi po kalon një gjendje gripale.

Një alternativë kjo më pak për teknikun italian të kuqezinjve, që në qendrën e sulmit do të ketë në dispozicion vetëm dy opsione, Bekim Balaj dhe Giacomo Vrioni. Mungesa këto që me shumë siguri i kanë shtuar dhimbjet e kokës, Christian Panuccit, i cili përveçse trysnisë së rezultateve do të ketë kundër edhe formën jo të mirë të grupit.

EMISIONET