Pantera shqyen nga fyti pronarin

Pantera shqyen nga fyti pronarin

Një burrë që thuhet se ishte mbajtës i kafshëve, ra viktimë e një sulmi të tmerrshëm në një kopsht zoologjik privat në Moskë, pasi u sulmua nga një panterë, e cila e kapi atë për fyti dhe u arratis nga kafazi i saj.

Pronari i grabitqarit thuhet se ka refuzuar t'i bëjë kafshës eutanazinë.

Sulmi u zhvillua në një fshat pranë Istrës në Moskë të martën, tha Komiteti Hetues i Rusisë. Trupi i njeriut u gjet me plagë të thella në një kafaz ku mbaheshin kafshë të egra.

Ai njoftohet se u përpoq të ushqente kafshët, por, kur hyri në kafaz, pantera e sulmoi dhe e goditi atë për vdekje.

Viktima kishte këtë profesion dhe thuhet sipas TASS, se fyti i tij u gjet i prerë dhe i hapur.

Pas vrasjes së njeriut, grabitqari u arratis dhe pas disa orësh kërkime u fut në të njëjtin kafaz.

Pronari i kafshës është një biznesmen nga Moska, i cili mban deri në 10 grabitqarë të tjerë në kopshtin zoologjik të tij privat.

Banorët vendas u tronditën nga drama në lagjen e tyre dhe thanë se askush nuk i paralajmëroi ata për kafshën e shpëtuar.

 

EMISIONET