Pano Soko: Skema e pensioneve po kthehet në një minë me sahat

Pano Soko: Skema e pensioneve po kthehet në një minë me sahat

Ekonomisti Pano Soko i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News, tha se skema e pensioneve do të kthehet në një minë me sahat për shkak të ikjes së forcave të punës.

Soko: Bomba e madhe në ekonominë shqiptare është çështja e koncesioneve për të kuptuar se ku po shkojmë. Ne kemi një skemë pensionesh, deficiti i saj sa vjen e rritet që sot është diku 1 miliard euro. Kjo skemë pensionesh pavarësisht masave rigoroze që janë marrë, për shkak të ikjes së forcës së punës nga Shqipëria, skema e pensioneve do të kthehet në një minë me sahat.  Në Greqi për shkak të këtyre parave që u prishën pa sens, që u futën në xhep nga politikanë të korruptuar, borxhi publik shpërtheu. Kush janë sektorët që mund të mbulojnë një borxh stratosferik, janë buxheti i pensioneve, administrata, shëndetësia dhe arsimit. 

EMISIONET