Eksperti i Ekonomisë, Pano Soko i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora u shpreh se vendi ynë është tokë e thatë për të pritur investitorët e huaj.

Pano Soko: Nuk po them pse punon shteti jonë që një kompani shqiptare të shkojë dhe të investojë në Bullgari. Bravo i qoftë. Të punojë shteti jonë se janë interesa të shtetasve shqiptarë që kanë një investim aty. Ajo që po them unë është se, nuk është se këto monopole ty të ndalojnë, jo. Këto thjeshtë ta bëjnë jetën të pamundur, që të jetosh këtu në Shqipëri. Ajo nuk thotë mos hajde. Ajo thotë hajde dhe bujrum. Problemi është se ku të vish, këtu është tokë e thatë.

/Ora News.tv/