Eksperti i Ekonomisë,  Pano Soko shprehet se përgjatë 30 viteve makutëria e ka kthyer Tiranën në një kurth, duke sjellë edhe rënien e vlerës së pronës.

Këtë deklaratë Soko  er bëri i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora, mbrëmjen e së martës, 24 shtator.

Pano Soko: Pavarësisht se nuk do të kemi viktima asnjëherë për shkak se strukturat që janë sot me beton, pallatet e reja kanë munmdsi për të përballur lëkundje më të mëdha, më shumë ballë, deri në 9 ballë. Problemi është që ajo njësi vlere kapitale kthehet në e papërdorueshme. Në momentin që pallati çahet ajo njësi vlere kapitale bëhet zero.

Pse nuk ndërtohet një pallat 12 katësh në Tiranë?

Sepse duke qenë një zonë me aktivitet shumë të lartë sizmik dhe natyrisht edhe fatkeqsi të tjera natyrore, më para ça inxhinierë të mirë vendosën ato rregullat strike që në Tiranë mos të bëhen pallate mbi 6-7 kate. Nuk i bëri Enver Hoxha ato, i bënë disa njerëz të mirë. E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të makutërisë.

Në 30 vjet makutëria këtu e ka kthyer qytetin në një kurth. Do duhet të kishte të paktën infrastrukturën.



/Ora News.tv/