Pankartat në Vlorë: "Ismail Qemali shpalli pavarësinë, Edi Rama shpalli narkoshtetin"

Forumi Rinor i PD-së ka zgjedhur një mënyrë proteste për të pritur kabinetin qeveritar në qytetin e Flamurit. Me pankarta në duar dhe disa pako që simbolizonin kanabisin.

Me një pankartë ku ata thonë se kanë vizatuar piramidën e krimit në bazë qëndronin fotot e tre ish policëve të shpallur në kërkim.

Në majë të Piramidës kryeministri Edi Rama dhe më pas ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

në një tjetër pankartë shkruhet se në 1912 Ismail Qemali shpalli pavarësinë në 1912 ndërsa në vitin 2013- 2017 kryeministri Edi Rama shpalli kanabizimin.

Alvi Musai përfaqësuesi i FRPD-së i cili qëndroi në krye të organizimit e cilësoi një protestë civile kundër kanabizimit dhe lidhjeve të krimit me pushtetarët.

Alvi Musai: "Shqipëria nuk e meriton këtë klasë politike që ka aktualisht. Shqipëria duhet të ketë një të ardhme ndryshe nga ajo që ka sot"

Protesta zgjati disa minuta nën mbikqyrjen e policisë dhe prfundoi pa incidente para se të niste ceremonia e 105 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

 



EMISIONET