Pandeli Majko: Bëra detyrën gjatë luftës në Kosovë, ndihem mirë e keq kur na falenderoni

Pandeli Majko: Bëra detyrën gjatë luftës në

Ish kryeministri Pandeli Majko tha se shqiptarët bënë detyrën kur iu gjendën pranë në periudhën e vështirë të luftës në Kosovë.

Pandeli Majko: “Ne që kemi qenë në drejtim të institucioneve në atë periudhë të vështirë thjesht kemibërë detyrën tonë ka pasur ca të tjerë që këtu në Kosovë, pa pasur një lloj detyre, zyrë, apo institucion luftuan për lirinë e kombit shqiptar sepse në thelb liria e Kosovës ishte liria e Shqipërisë, në këtë kontekst ajo çfarë ndodhi në 1999 ishte ajo që rëndom ndodh për cilindonjeri. Cdo kush përkufizohet nga ditët e vështira. Nuk besoj se na përkufizojnë ditë të mira. 

Kemi bërë vetëm detyrën tonë.

Ndaj ndihemi mirë por dhe keq kur na falenderoni, sepse në jemi vëllau dhe vëllau edhe falenderohet por dhe jo.  Tani a të mërzit ndonjëherë vllau edhe të mërzit.. por si i thoni në Kosovë vëllai si shkjau… Por ne për këtë arsye duhet të durojmë njëri tjetrin. Të kujtojmë ato ditë të vështira kur përkufizuam e përcaktuam se kush jemi nga vimë e mbi të gjitha ku do të shkojmë”.

I ftuar paraditen e sotme në akademinë solemne “Faleminderit Shqipëri!” e organizuar nga qendra “BogdaniPolis” e Katedrales “Shën Nënë Tereza” Majko  përmendi sakrificat e secilit prej liderëve kosovarë.

Pandeli Majko: “Kam përballë presidentin e Kosovës, i cili në atë kohë nuk besoj se e dinte se do të bëhej president i Kosovës por u vetëpërkufizua si përfaqësues dhe kryetar i delegacionit dhe aspiratave të saj, kokëfortë si ai. Kam përballë kryeministrin e Kosovës. Nuk besoj se kur mbante trupin e të vëllait do të bëhej kryeministër i Kosovës. Kam përballë Albin Kurtin. Nuk besoj se në burgun e Serbisë në atë kohë mendonte se një ditë do të përfaqësonte një forcë politike të re e do të ishte kandidat për kryeministër. Nuk kemi këtu Ibrahim Rugovën e shumë të tjerë që nuk jetojnë që bënë detyrën tonë.  

Ish-kryeministri Pandeli Majko  tregoi frikën dhe shqetësimet që kishin për vendimet e mëdha që do të mernin dhe si u lanë mënjanë mospajtimet dhe u bashkuan për një qëllim.

Pandeli Majko: Së bashku me Ilirin e shumë të tjerë e me atë që sot është kryeministri Edi Rama mblidheshim. Ai ishim ne kaq të bindur dhe të fortë? Ju siguroj që ishim të shqetësuar dhe të frikësuar. Ju siguroj se na shkonte në mëndje se do të kujtoheshim brez pas brezi për të keq. Por nuk mund të loë pa thënë atë që tha presidenti Meta se në ato momente të vështira të gjithë shqiptarët e Shqipërisë u bënë një:  Të majtë e të djathtë, me ballistë, komunistë, legalistë. Me Sali Berishën ishim gati të vriteshim në 1997 por pas masakrës së Reçakut thirrëm të gjithë partitë e opozitës dhe fjalia e të gjithëve ishte: Kur serbët na vrasin ne duhet të bashkohemi.

Më tej përmendi dhe kishën dhe xhaminë për të kujtuar që shqiptarët duhet të dinë të kujtojnë të falenderojnë por dhe të falin

Pandeli Majko: Dhe mendoj se tanimë në një kohë tjetër të re të integrimit europian, ne, në këto kushte të vetëpërkufizimit tonë, nga ky moment i vështirë i 1999 duhet të shohim pak më tutje, më larg. Duhet të dish të kujtosh. Duhet të falenderosh por dhe të dish të falësh. Unë nuk jam nga ata që parafal kollaj por ja që kam filluar dhe unë ta bëj këtë. E kam të vështirë të udhëtoj në disa kryeqytete të rajonit, shpesh të mirëkuptoj koncepte të lëvizjes së lirë por filloj dhe korigjoj tek vetja gjëra të cilat deri dje I kisha të paprekshme, sepse duhet të ndryshoj, duhet të ndryshojmë dhe këtë duhet ta bëjmë së bashku. Në 1999 kuptuam se nuk bënim dot pa njëri tjetrin. Sot kam ardhur të them që kemi nisur nga 1999 një udhëtim të përbashkët gjithmonë, kurdo, në çdo ditë në të mirë apo në të vështirë ne do të jemi gjithmonë bashkë." 

EMISIONET