Për të dytin vit në Tiranë organizohet Panairi i Mjekësisë, ku ofrohen vizita okulistike për diabetin apo edhe shërbime estetike falas. Vizitorët, ku më së shumti dominon mosha e tretë, e shohin atë si një mundësi të mirë për të marrë shërbimet që u nevojiten.

Panairi i dytë i Mjekësisë është një urë lidhëse mes pacientëve dhe mjekëve. I shtrirë përgjaët datave 31 tetor deri në 2 nëntor, 60 kompani që operojnë në fushën e mjekësisë do tu ofrojnë shërbim qytetarëve.

Vizitat okulistike, të diabetit dhe shërbimet estetike janë disa nga ato që ofrohen në panair.

Numri i vizitorëve është i lartë, ndërsa mosha e tretë është ajo që dominon. Të pranishmit shprehen se ky panair është një mundësi e mirë për ta.

Përmes këtij panairi shërbimi kombëtar për të rinjtë përmes stendës së tij kërkon mbështetjen e kompanive pjesmarrëse për personat me aftësi ndryshe.

Panairi i dytë mjekësor, expomedical organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.








/Ora News.tv/