Pamjet tronditëse tregojnë mushkëritë e nxira nga katrani të një duhanpirësi, i cili e piu për 30 vite rresht.

Në vend që të ishin ngjyrë rozë të shëndetshme, mushkëritë kishin ngjyrë qymyri nga mbetjet e duhanit gjatë dekadave.

Mjekët nga spitali Wuxi People në Kinë, pasi vdiq, nxorën organet e një 52-vjeçari, i cili kishte shumë sëmundje në mushkëri.

Video e regjistruar nga kirurgët është parë më shumë se 25 milionë herë në mediat sociale dhe konsiderohet "reklama më të mirë kundër pirjes së duhanit."

Ndërsa u publikua me titullin: “A keni më guxim të pini duhan?”

Pacienti kishte vendosur të dhuronte organet pas vdekjes, por mjekët kuptuan shumë shpejt se nuk mund t’i përdornin.

Raportohet se pacienti piu rreth një pako cigare në ditë.

  





/Ora News.tv/