PAMJE TË RËNDA/ Shikoni dhunën çnjerëzore në burgjet e Rusisë

PAMJE TË RËNDA/ Shikoni dhunën çnjerëzore në

Të burgosurit në Rusi duket se provojnë tortura të tjera, përvec faktit se qëndrojnë pas hekurave. Disa filmime të tmerrshme kanë qarkulluar në rrjete sociale ku tregojnë një person gjysmë të zhveshur, me pranga në këmbë që rrihet nga rojet.

Gazeta ruse 'Novaya' tha se incidenti ndodhi në qershor të vitit të kaluar në një burg në qytetin Jaroslavl.

Disa oficerë u filmuan duke torturuar një të burgosur, i cili ishte i shtrirë në tavolinë dhe e godisnin me shkopinj e grushte në këmbë, ndërsa i hidhnin ujë sipër. Thuhet se pamjet u xhiruan nga një oficer i Shërbimit Federal të Burgjeve dhe iu dha gazetës nga avokatët e Fondacionit Verdict Verb, një organizatë për të drejtat e njeriut.

I burgosuri, i identifikuar si Evgeny Makarov ka humbur ndjenjat disa herë ndërkohë që i lutej oficerëve të ndalonin. Kanë nisur hetimet për këtë ngjarje ku personat përgjegjës do të akuzohen për dhunë fizike.

EMISIONET