Paloka publikon videon: Rama operacion kriminal për blerjen e votuesve

Paloka publikon videon: Rama operacion kriminal për blerjen e votuesve

Partia Demokratike ka denoncuar me anë të një video blerjen e votës nga Partia Socialiste. Nënkryetari i PD, Edi Paloka publikoi një video ku sipas tij një grup personash nga Partia Socialiste kryejnë aktin e blerjes së votës. Video, siç tha Paloka tregon momentin e dhënies së parave një vajze që voton për herë të parë.

Nënkryetari i PD tha se kanë identifikuar një prej personave që ka qenë pjesë  e këtij rasti.

Edi Paloka: "PD identifikoi deri tani njëri nga personat e përfshirë në këtë krim zgjedhor, ai është Edmond Ajro, komisioner i PS tek njësia numër 9."

Paloka e konsideroi këtë veprim një operacion kriminal të Kryeministrit Rama

Edi Paloka: "Edhe kur është i vetëm në votime, edhe kur kontrollon çdo hallkë të zinxhirit që ka lidhje me votën, Edi Ramës i duhet të blejë votues, të vjedhë e të manipulojë rezultatin." 

Më tej, Paloka iu bëri thirrje qytetarëve që të bojkotojnë Ramën dhe të bashkohen me protestat e PD.

Ndiqni LIVE: Zgjedhjet Vendore te 30 qershorit, raportime nga të gjitha bashkitë










EMISIONET