Paloka: Largimi i Edi Ramës me të gjitha mënyrat

Paloka: Largimi i Edi Ramës me të gjitha mënyrat

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka thotë se largimi i kryeministrit Edi Rama është një gjest patriotik, ndaj sipas tij të gjitha rrugët përfshirë dhunën janë legjitime. Paloka paralajmëroi përballeje të fortë të opozitës me qeverinë.

Edi Paloka: Largimi i Edi Ramës me të gjitha mënyrat. Në një vend ku nuk ka më demokraci, ku bandat kanë marrë në dorë gjithçka, ku krimi drejton dhe as nuk bëhet fjalë për zgjedhje të lira, të gjitha mënyrat janë legjitime. Sot largimi i Edi Ramës është gjest patriotik.

Për Ora Neës, deputeti demokrat komentoi largimin e Fatmir Xhafajt duke e cilësuar fitore të opozitës,  por u shpreh ai, kusht për rikthimin stabilitetit institucional në vend është vetëm largimi i kryeministrit.

Edi Paloka: Fakti që i kanë ikur dy ministra të Brendshëm, ky është një kusht i mjaftueshëm që kryeministri të lëshonte karrigen e tij.

Por si pjesë e aksionit opozitës, a po shqyrtohet mundësia e djegieve të mandateve? Paloka dha këtë përgjigje:

Edi Paloka: Është një opsion nga opzionet që mund të diskutohen, por sigurisht nuk është zgjidhja.

PD prej një muaj është në proces ristrukturimi, ku sipas nënkryetarit Paloka, këto ditë mbyllen zgjedhjet në seksione dhe grup seksione. Më pas tha ai do të vijohet me zgjedhjen e kryetarëve të degëve dhe drejtueseve të forumeve në bazë.  

EMISIONET