Paloka kërcënon Ramën: Do largohet kur të ndjejë rrezikun e kokës së tij

Paloka kërcënon Ramën: Do largohet kur të ndjejë

Partia Demokratike është e vendosur se largimi i kryeministrit Rama është i panegociueshëm. Nënkryetari i PD, Edi Paloka, i ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, u shpreh se dorëheqja e Ramës është në dorën e tij dhe kjo do të ndodhë kur ai të ndjejë rrezikun e kokës së tij.

Edi Paloka: Largimi i Ramës është i pangociueshëm dhe kjo nuk do të vijë nga dëshira e Ramës. Askush nga ne nuk ka iluzionin se Rama në një ditë të bukur do të dalë do thotë për interesa të kombit, që Shqipëria mos shkojë drejt shkatërrimit unë do jap dorëheqje, po hyj në zgjedhje sepse jam i fituar. Pra nuk e pret kush nga Rama këtë. Rama do të detyrohet të shkojë atje. Do të detyrohet vetëm kur të ndjejë rrezikun e kokës së tij.

Beti Njuma: Çdo të thotë rrezik i kokës së tij se ngjan si kërcënim?

Edi Paloka: Në të gjithë kuptimin e fjalës. Kërcënim është. Ka një popull që i është ngritur kundër.

Paloka përsëriti qëndrimin e vendosur të PD se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Edi Paloka: Kështu si po shkon situata në 30 qershor nuk do të ketë. Këtë edhe Rama e di, pavarësisht se del dhe mban me gajret të vetët, do mbahen zgjedhje, do mbahen zgjedhje. Nuk ka zgjedhje në 30 qershor. Puna është si do jetë ajo dita e 30 qershorit.

EMISIONET