Paloka bën deklaratën e fortë: Veliaj presione me kriminelë edhe televizionit Ora

Paloka bën deklaratën e fortë: Veliaj presione me kriminelë

I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në TV Ora, Edi Paloka është shprehur se shumë media janë nën presion.

Ai ka përmendur edhe rastin e TV Ora, ku sipas tij Erion Veliaj ka nisur edhe kriminelë për të kërcënuar këtë media.

Edi Paloka: Mediat janë gjithë kohës nën presion, duke filluar qysh nga kjo studio këtu. Presione të kreut të bashkisë së Tiranës, deri me kriminelë për të kërcënuar TV Ora. Një si Erion Veliaj, merr edhe rolin e të fortit dhe kërcënon me kriminelë, këto janë pasojat e atij të parit kryeministër. Flasim pastaj për gazetari e kapur e pa kapur. Këta që guxojnë janë nën presion kriminal. Si mund të flasim për gazetari të lirë, kemi fol në kohë të Enverit, kjo s’do të thotë se ishin të lirë.

EMISIONET