Palmer takon Thaçin, flasin për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë

Palmer takon Thaçin, flasin për marrëveshjen

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot të ngarkuarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Thaçi dhe i ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor biseduan për zhvillimet e fundit dhe për nevojën e krijimit të shpejt të institucioneve të Republikës së Kosovës, informon zyra e presidentit.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova është e bekuar që ka mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së.

“Kosova është një demokraci e konsoliduar, e dëshmuar në zgjedhjet e fundit. Ka institucione të pavarura të fuqishme, profesionale, të pavarura dhe liri të shprehjes”, ka thënë Thaçi.

Ndërkohë në një postim në facebook shkruan se biseduan për të arritjet e Kosovës, me theks të veçantë për maturitetin politik që u dëshmua në zgjedhjet e fundit. "Kosova është partnere e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ndërtimin e paqes së qëndrueshme në rajonin tonë" shkruanThaçi

Përfaqësuesi Special, Matthew Palmer, "foli për atë se si Kosova mund të shtrojë rrugën drejt paqes përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë" shkruhet në njoftimin e zyrës së presidencës.

Nga ana e tij Thaçi shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar për vazhdimin e reformave për rend dhe ligj, për forcimin e të ardhmes euroatlantike, për reformat demokratike dhe do të angazhohet maksimalisht për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila forcon paqen jo vetëm brenda dy vendeve, por në tërë Ballkanin Perëndimor. 

EMISIONET