Paketa e re ekonomike: 40 mijë lekë pagë për 176 mijë punonjës të larguar të turizmit, biznesit të madh dhe të vogël

Paketa e re ekonomike: 40 mijë lekë pagë për 176 mijë

Kryeministri Rama prezantoi sot paketën e re të ndihmës financiare prej 70 milion dollarësh, e cila do të mbështesë 176 mijë biznese dhe individë deri në fund të muajit maj.

Kjo paketë parashikon që 176 mijë punonjës të larguar të turizmit, biznesit të madh dhe të vogël do të marrin 40 mijë lekë pagë.

Paketa e zgjeruar do të miratohet brenda 48 orësh dhe më 20 prill nis lëvrimi.

Edi Rama: Kjo paketë e zgjeruar përveç atyre të parëve do të mbështesë plot 176 mijë të tjerë individë dhe familje.Të gjithëve do tu japim mjetin financiar për ta përballuar me një frymëmarrje më të lehtësuar këtë 40 ditësh vendimtar që kemi përpara deri në fund të majit.

 Deri në fund të majit sepse besojmë që duke mbajtur shtrënguar fort zinxhirin mbrojtës kurba do të shkojë në ulje të vazhdueshme dhe do të mund të lëvizim jashtë perimetrit ku jemi sot, me shumë kujdes dhe hapa të matur, duke mundësuar kthimin në punë të  një numri të konsiderueshëm të atyre që do të përfitojnë nga kjo paketë e zgjeruar.

Paketa është konceptuar si pagesë e vetme. Përmbledh disa kategori, 10 mijë punonjës në sektorin e turizmit, 66 mijë punonjës që janë larguar apo pezulluar nga biznesi madh, pra çdo biznes me mbi 14 milion lekë të reja xhiro në vit,  dhe 100 mijë punonjës në bizneset e vogla që kanë punuar me xhiro minimale dhe nuk përfituan nga paketa e parë.

Për kategorinë e 100 mijë qytetarëve, individëve, familjeve ku përfshihen të gjitha ata që janë në biznesin e vogël dhe nuk ishin në paketën e parë do të vëmë në dispozicion 40 mln dollarë ose 4 miliard lekë dhe çdo individi në këtë kategori do ti japim 400 mijë lekë drejtëpërdrejtë.

Për 66 mijë punonjës në bizneset private që kanë humbur punën do të vëmë në dispozicion 26 milion e 400 mijë dollarë ose 2.64 mld lekë dhe ata do marrin 400 mijë lekë.

Në listën e individëve që do të ndihmohen drejtëpërdrejtë janë 10 mijë punonjës që do të ndihmohen në sektorin e turizmit që edhe ata do të marrin 400 mijë lekë. Bëhet fjalë për 4 milion dollarë të tjera. Në total janë 70 milion dollarë.

Paketa e zgjeruar do të miratohet në 48 orët në vijim dhe shumat përkatëse do të fillojnë të lëvrohen për të gjithë nga data 20 prill.



EMISIONET